Në zbatim të Ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, Kartës Olimpike, statutit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës (FSHGJ), si dhe kërkesës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për realizimin e procesit zgjedhor në përputhje me ciklin olimpik, Federata Shqiptare e Gjimnastikës më datë 11 Korrik 2020, organizoi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHGJ-së, duke respektuar udhëzimet në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e COVID-19.
Në këtë Asamble u zgjodh President i FSHGJ-së, z. Adriatik Meta dhe anëtarë të Komitetit Drejtues: znj. Natasha Kotorri (Dako), z. Leonard Lulaj, z. Alfred Kola, z. Edmond Angoni, znj. Enkelejda Olldashi, z. Benjamin Naku.
Gjatë kësaj Asambleje u vendos pranimi i anëtarëve të rinj pjesë e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës:
Shoqata “Tomorri Olimpik”, Berat
Shoqata “Sportet Akrobatike Shqiptare”, Tiranë
Shoqata “Jump Style”, Lushnje
Shoqata “Gjimnastika Xheni” Tiranë
Leonard Lulaj u emërua Zëvendës President i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës (FSHGJ). Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës u emërua Z. Ervin Pepi.