Evente Ndërkombetare per vitin 2024

Kampionati Ballkanik i Gjimnastikes Artistike

Ekipi Kombetar mori pjese ne “Kampionatin Ballkanik te gjimnastikes artistike , me grup-mosha per vajza e djem “. Ne Sofie,Bullgari nga data 18-21 Shtator 2024. Ekipi perbehet nga gjimnastet Nil Elbasani, Merili Islami, Mishela Bitanji, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti dhe Dion Muçogllava. Te shoqeruar nga trajneret e tyre, Xheni Kozi, Izmir Kashi dhe Shkelqim Muhameti. Gjyqtar per meshkuj Edison Ikonomi dhe shef delegacioni Presidenti Leonard Lulaj.

Kampionati Europian ne Gjimnastike Artistike

Kampionati Europian ne Gjimnastike Artistike per femra e meshkuj ne Rimini,Italy Prill-Maj 2024.

Ne kampionatin Europrian te Gjimnastikes Artistike per meshkuj  ne datat 24-28 Prill u perfaqesuam nga gjimnasti i kategorise per te rritur/senior Matvei Petrov, dhe ne kategorine Junior Dion Mucogllava.Per here te pare ne kategorine per te rinj.

Ndersa nga 2-5 Maj gjimnastia femer qe perfaqesoi Shqiperine per here te pare ne Kampionat Europian ne Gjimnastike Artistike ishte Valentina Llogone ne kategorine per te rritur.

Kupa e Botes ne Gjimnastike Ritmike

Viti 2024 per gjimnastiken sjell risine e marrjes pjese per here te pare ne gara nderkombetare ne disiplinen Gjimnastike Ritmike. Gjimnastia Greta Collaku e startoi garen e pare ne Sofie,Bullgari ne Prill.

Ne 22-26 Maj 2024 ajo mori pjese per here te pare ne Kampionatin Europian te Gjimnastikes Ritmike ne Budapest,Hungari. Dhe ne 20-22 Qershor 2024 ne Kupen e Botes ne Gjimnastike Ritmike ne Milano,Itali.

Evente Ndërkombetare per vitin 2023

Kampionati Nacional i Gjimnastikës Artistike në Civitavechia, Romë

Kampionati Nacional i Gjimnastikës Artistike për femra  me grup-mosha në Civitavechia, Romë. Më datat 1-2 Qershor.Aktivitet ky në të cilin mori pjesë një grup gjimnastesh nga Shoqata “Gjimnastika” të shoqëruar nga trajnerët e tyre. Në të cilën dy prej gjimnasteve Merilin Islami dhe Mishela Bitanji  zunë vëndin e parë e të dytë në kategorinë e moshës 10-11 vjec.

Kampionati Boteror i Gjimnastriades

Kampionati Botëror I Gjimnastradës, event madhështor i zhvilluar në Amsterdam më datat 29 Korrik- 06 Gusht 2023, ku Shqipëria u përfaqësua nga ekipi I Shoqatës “Gjimnastikë-Xheni” së bashku me trajneren e tyre, ndër 62 vënde të botës që merrnin pjesë. FSHGJ e kishte për herë të parë marrjen pjesë në Kampionat Botëror të Gjimnastradës dhe ekipi dha një performancë të shkëlqyer.

Marrëveshje bashkëpunimi mes FSHGJ-së dhe Confsport Italia

Marrëveshje bashkëpunimi Tekniko- Sportive mes FSHGJ-së dhe Confsport Italia më 5 Shtator 2023. Marrëveshje e iniciuar nga zv.Presidenti I FSHGJ-së  z.Leonard Lulaj.  E mbajtur në ambjentet e KOKSH, me praninë e Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli dhe zv.Ministrit të Arsimit dhe  Sportit z.Endri Hoxha dhe nga pala tjetër Presidenti I Confsport Italia z.Paolo Borroni. Një bashkëpunim premtues dhe optimist.

Kampionati Ballkanik ne Gjimnastike Artistike

“Kampionati Ballkanik” në Gjimnastikë Artistike me grup-mosha,  zhvillua në datat 20-23 Shtator 2023 në Stamboll,Turqi. Pas gjimnastradës ishte arritja tjetër e FSHGj-së për vitin 2023. FSHGJ  merrte pjesë më një ekip kombëtar të përbërë nga 6 vajza të grup-moshave të ndryshme si dhe një djal të shoqëruar nga trjanerët e tyre.

FIG World Challenge Cup

“FIG World Challenge Cup” zhvilluar në Varna,Bullgari më 27 Maj, aktivitet i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, për kategorinë për të rritur (senior) në gjimnastikë artistike  ku Shqipëria përfaqësohet nga  gjimnasti Matvei Petrov, i cili zuri vendin e parë, medalje ari në vegël, Kal me doreza.

FIG World Mag and Wag Challenge Cup

Gjimnasti Matvei Petrov ne Sombathely, Hungari ne Cupen e Botes ne Gjimnastike Artistike per meshkuj, zuri vendin e pare, medalje ari ne veglen “kale me doreza”. Medalja e dyte per kete vit, e para e marre ne Maj ne Varna, Bullgari.
I shoqeruar gjithmone nga Trajneri i tij Alon Hasa.