Asamblea Zgjedhore e FSHGJ Mars 2024
Asambleja Zgjedhore e FSHGJ-së mbajtur në Shkodër më 16 Mars 2024.
Kjo Asamble zgjedhore zhvillohet sipas Statutit të kësaj federate, (neni 12 zgjedhjet), ligjit nr.79/2017 “Për Sportin” I ndryshuar si edhe ligjit nr . 8788 “Për organizatat jofitimprurëse”.
Me rend dite si më poshtë:
1. Pritja dhe regjistrimi i pjesmarrësve.
2. Fjala përshëndetëse e z.Adriatik Meta (President i FSHGJ-së)
3. Fjala përshëndetëse e të ftuarve të nderit
4. Prezantimi i platformave të kandidatëve për president
5. Procesi i votimit për President dhe për anëtarë të Komitetit Drejtues të FSHGJ-së.
- Propozimet dhe ngritja e komisioneve Proçesi i votimit
- Proçesi i votimit
- Proçesi i numërimit dhe shpallja e fituesve.
- Fjala përshëndetëse e Presidentit të ri të zgjedhur
6. Miratimi i anëtarësimeve të reja pjesë e FSHGJ-së
7. Diskutime të ndryshme dhe mbyllja e Asamblesë Zgjedhore
President i FSHGJ-së për 4-vitet e ardhshme u zgjodh z.Leonard Lulaj dhe anëtarë të Komitetit Drejtues u zgjodhën; zj.Enkeleda Olldashi, z.Benjamin Naku, z.Gëzim Monopati,z.Edison Ikonomi, z.Edmond Angoni dhe z.Gazmir Kapellari.
Të pranishëm për të ndjekur Asamblenë ishin Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z.Endri Hoxha.
——————————————————————————————————————————————————————–
Asamblea e Pergjithshme Vjetore Dhjetor 2023
FSHGJ e mbylli vitin 2023 po ashtu sikundër e hapi këtë vit më Asamble të Përgjithshme. Sikundër ishtë diskutuar dhe vendosur që të mbahet edhe një Asamble në fund të vitit, pasi shërben më mirë për pasqyrimin e aktiviteteve të vitit aktual dhe ndarjen e Kalendarit të aktiviteteve për vitin pasardhës. Kjo Asamble e Përgjithëshme Vjetore u mbaj më datë 16 Dhjetor 2023 pranë UST. Asamble e thirrur dhe e mbajtur nga Presidenti I FSHGj-së z.Adriatik Meta, bazuar në ligjin nr.79/2017 “për sportin” I ndryshuar dhe në Statutin e FSHGJ-së. Të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit Drejtues dhe Anëtarët e FSHGJ-së. Në këtë Asamble u morën këto vendime;
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit 2023.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i “Projekt buxhetit për vitin 2024” .
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2024, miratuar më parë nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas Udhëzimeve të MAS-së .
- Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombëtare gjatë vitit 2024 si gara, trajnime, kongrese.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore të FSHGJ-së Mars 2024.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i ndryshimeve statutore sipas ligjit për sportin nr.79/ 2017 i ndryshuar me ligjin nr.105/2020.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë zhvillimin e një Seminari informues/trajnues e për trajner e gjyqtarë në Prill 2024.
- Miratim nga Antarët e Asamblesë për mbështjetje financiare nga ana e FSHGJ-së për Gjyqtarë që do licensohen nga FIG (Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës) si nevojë e këtyre Gjyqtareve për garat ndërkombëtare.
——————————————————————————————————————————————————————–
Asamblea e Pergjithshme Vjetore Shkurt 2023
Federata Shqiptare e Gjimnastikës në zbatim të Ligjit Nr.79/2017 “Për Sportin”
si dhe Statutit të saj mblodhi “Asamblenë e Përgjithshme Vjetore ” më datë 25 shkurt 2023 prane ambjenteve te Hotel “Doro City” Tirane. Asambleja u drejtua nga Presidenti i FSHGJ-së z.Adriatik Meta, nen pranine e Anetareve te Komitetit Drejtues dhe Anetareve te FSHGj-se. Pas diskutimesh u moren keto vendime:
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit të kaluar 2022.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2023, të paraqitur nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas Udhëzimit të MAS.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë “Ditën Kombëtare të Gjimnastikës”
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të kërkesës së “Shoqatës Barleti” për tu antarësua pranë FSHGJ-së.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë për të marrjes pjesë në “Kolegiumin e FIG” në Athinë, Mars 2023.
- Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombetare gjatë vitit 2023.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë te ngritjes së Komisionit të Rivlerësimin për bazën materiale që ka në dispozicion FSHGJ.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Vendimit të paraqitur nga KD të një eksperti të kualifikuar dhe bashkëpunëor për hartimin e programeve në shkolla ( projekti pilot i Ministrisë për sportin e gjimnastikës në disa shkolla) si Kordinatore e gjimnastikës për klasat sportive.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë për zvhillimin e Asamblesë së rradhës në fund të vitit 2023.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë, shpërndarjen e fondit/ Grand tranfertë korrente e brëndshme për vitin 2023 të akorduar nga MAS dhe Udhëzimit për përdorimin e tij.
____________________________________________________________________________________________________________________
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja thirret për zhvillimin e punimeve, një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë pa të drejtë vote, anëtarët e nderit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, Anëtarë të Komitetit Drejtues dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHGJ-së.
Asambleja e Përgjithshme ka këto kompetenca:
- Miraton ndryshime të Statutit të FSHGJ-së;
- Mbikqyr dhe kontrollon përmbushjen e vendimeve, rregulloreve, direktivave të miratuara prej saj;
- Miraton buxhetin, raportet financiare dhe të punës të Federatës.
- Asambleja miraton kompaninë audituese të pavarur që ka eksperiencën dhe kualifikimin e nevojshëm për auditimin e llogarive financiare, sipas procedurave dhe përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
- Asambleja zgjedh Presidentin e Federatës si dhe anëtarët e Komitetit Drejtues me votim të fshehtë.
- Asambleja miraton rregulloren për funksionimin e Komitetit Drejtues dhe organit administrativ.
- Miraton propozimet e anëtarëve për dhënie të titujve të nderit brenda juridiksionit të FSHGJ-së.
- Miraton pranimin e anëtarëve, pezullimin, përjashtimin apo dorëheqjen e një anëtari, sipas parashikimit në këtë Statut.
- Deklaron shkrirjen e Federatës dhe likuidimin e veprimeve të saj financiare.
- Miraton Kalendarin e aktiviteteve të propozuara nga Komiteti Drejtues.
- Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme, të parashikuara në nenin 20 të ligjit nr 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, nuk mund të delegohen në organet tjera.
- Asambleja mund të delegojë kompetenca të tjera përmes vendimit të saj, të marrë me shumicën e anëtarëve të saj.
- Asambleja e Përgjithshme miraton rregulloren e disiplinës, kodin e etikës, rregullore për organizimin e zgjedhjeve dhe votimit dhe rregullore të tjera të nevojshme për ecurinë dhe realizimin e qëllimit të FSHGJ-së.