Kampionati Kombetar i Gjimnastikes se Pergjithshme 2024

Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës së Përgjithshme është aktiviteti i parë për vitin 2024 i FSHGJ-së, i cili u zhvillua në Lushnje më datë 20 Prill 2024.

Në këtë aktivitet të pranishëm për të ndjekur aktivitetin ishin Presidenti i FSHGJ-së z.Leonard Lulaj, Ministri i Brëndshëm z.Taulant Balla si dhe znj.Eriselda Sefa Kryetare e Bashkisë Lushnje, të cilët përgëzuan federatën për zhvillimin e këtij aktiviteti në qytetin e Lushnjës. U shpërdanë disa cmime si;skenografia më e mire, koreografia më e mirë, muzika më e mirë, grupi i së ardhmes etj.

Kampionati Kombetar i Gjimnastikes se Pergjithshme 2023

Kampionati Kombëtar I Gjimnastikës së  Përgjithshme është aktiviteti që hapi siparin e aktiviteteve sipas kalendarit sportive të FSHGJ-së u zhvillua më dt 29 Prill 2023 pranë shkollës 9-vjecare “Shkolla e Kuqe” Tiranë, Një aktivitet ku marrin pjesë të gjitha klubet e Shoqatat që aderojnë në FSHGJ, Pjesmarrja e gjerë dhe performacat e larmishme e bëjnë mjaft të bukur këtë aktivitet. U ndanë 3 kupa për vëndin e I, II dhe të III për të dy kategoritë e këtij Kampionati, atë me grupe nën 20 gjimnastë dhe për atë me mbi 20 gjimnastë.

Kampionati Kombetar i Gjimnastikes se Pergjithshme 2022

Federate Shqiptare e Gjimnastikës zhvilloi në datën 26 Nëntor 2022 në Tirane , Kampionatin Kombëtar i Gjimnastikës së Përgjithshme, me një pjesmarrje të gjërë. Në këtë Kampionat përvec Klubeve dhe Shoqata morën pjesë edhe disa shkolla të Tiranës. Ky kampionat vecantinë e ka tek puna në ekip, e cila doli në pah më së miri.