Komiteti Drejtues është organi drejtues ekzekutiv i FSHGJ-së. Ai përbëhet nga 7 anëtarë me këtë strukturë: Presidenti dhe 6 anëtarë.
Komiteti Drejtues ka këto kompetenca:
- Menaxhon dhe drejton punët e FSHGJ-së, në përputhje me Statutin dhe siguron zbatimin e tij.
- Emëron dhe shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm me propozim të Presidentit.
- Të përgatisë dhe të mbajë Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.
- Të rishikojë pasqyrën e llogarive dhe të hartojë buxhetet.
- Të hartojë raportin për aktivitetet.
- Të emërojë, të pezullojë ose të shkarkojë anëtarët e Komisioneve të përhershme ose të përkohshme.
- Të hartojë rregulloret dhe t’i paraqesë ato për miratim në Asamblenë e Përgjithshme.
- Të propozojë në Asamblenë e Përgjithshme ndryshime statutore apo ndryshime të akteve të tjera të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme.
Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Komitetit Drejtues, Asambleja e përgjithshme duhet të zgjedhë anëtarin pasardhës për të ushtruar funksionet për kohën e mbetur. Vendimet në Komitetin Drejtues merren me shumicë votash të anëtarëve.