FIERI MIRËPRET KUPËN E REPUBLIKËS NË GJIMNASTIKË ARTISTIKE!

Pas shumë vitesh ndërprerje, gjimnastika artistike rikthehet në qytetin e Fierit, i cili mirëpriti organizimin e Kupës së Republikës për femra dhe meshkuj, në të gjitha grupmoshat.
Në Pallatin e Sportit “Apolonia”, 94 gjimnastë nga 9 shoqata dhe klube sportive u bënë pjesë e një dite të veçantë sportive, të mbushur me emocione, përkushtim dhe konkurrencë.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, z. Leonard Lulaj I cili ndjek çdo aktivitet te federates, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, anëtarët e Komitetit Drejtues të FSHGJ, z. Benjamin Naku dhe z. Edison Ikonomi, si dhe Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi dhe Shefi i Klubit Sportiv “Apolonia” z. Paljon Zarka.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Presidenti i FSHGJ, z. Leonard Lulaj, dhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, përshëndetën të pranishmit dhe ndanë disa fjalë mbi rëndësinë e këtij aktiviteti, zhvillimin e gjimnastikës në vend dhe punën që po bën Federata Shqiptare e Gjimnastikës për rritjen e cilësisë, zgjerimin e aktivitetit sportiv dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët e rinj. U vlerësua gjithashtu bashkëpunimi institucional dhe mbështetja për rikthimin e gjimnastikës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte prania e gjyqtarëve ndërkombëtarë nga Azerbajxhani. Për të tretin vit radhazi, Federata Shqiptare e Gjimnastikës sjell gjyqtarë ndërkombëtarë në garat e saj më të rëndësishme, duke synuar standarde më të larta dhe përputhje me kriteret ndërkombëtare të gjykimit.
Rikthimi i gjimnastikës në Fier është një hap i rëndësishëm për zgjerimin e hartës së këtij sporti në Shqipëri, promovimin e tij dhe krijimin e mundësive të reja për brezat e rinj.

Kampionati Kombëtar “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike 2025

📍✔️Per dy dite me rradhe sipas grup-moshave dhe gjinis u zhvillua “Kupa e Republikes 🏆🇦🇱ne Gjimnastike Artistike “ aktiviteti i dyte me i rendesishem Kombetar per kete disipline.
Me pjesmarrje te gjere gjimnastesh nga Shoqata/Klube te ndryshme, binte ne sy konkurenca e forte dhe e ngushte per ato qe u shpallen kampione🥇🥈🥉
Prezenca e Gjyqtareve te huaj gjithashtu Gjyqtar Nderkombetare te FIG , ne kete gare i jep nje vlere te shtuar gares dhe treguan suport maximal me eksperiencen e tyre gjyqtareve tane.
Presidenti z.Leonard Lulaj u shprehu mbeshtetjen e tij te vazhdueshme dhe te Federates, gjimnasteve, Trajnereve e Gjyqtareve qe ky sport te ngrihet sa me lart dhe i falenderoi per punen e rezultatet e arritura.
Gjithashtu vlere e shtuar ne kete aktivitet ishte prania e gjimnastin Matvei Petrov i cili pak muaj me pare zuri vendin e katert ne Kampionatin Europian te Gjimnastikes Artistike.

Kampionati Kombëtar “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike 2024

Federata Shqiptare e Gjimnastikës zhvilloi “Kupa e Republikës në Gjimnastike Artistike me grup mosha per femra e meshkuj “ ne datat 16-17 Nëntor 2024 prane palestrës së gjimnastikës në Berat. Kjo pelestër u mbush nga gjimnastë por jo vetëm, edhe nga prindër dhe qytetar me dëshirën për të parë këtë sport të bukur që vitet e fundit e ka zhvilluar një aktivitet në këtë qytet.
Për të ndjekur këtë aktivitet si cdo aktivitet që zvhillon kjo federatë të pranishëm ishin Presidenti z.Leonard Lulaj dhe Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu ishtë e pranishme edhe Nënkryetarja e Bashkisë znj.Joana Melengu.

Kampionati Kombëtar “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike 2023

Kupa e Republikës në Gjimnastikë Artistike me grup-mosha për femra e meshkuj, u zvhillua në Berat më datat 28 Tetor për femrat dhe 29 Tetor 2023 për meshkujt. Kjo garë ashtu si Kampionati Kombëtar ndjek të njëjtat rregulla.

FITUESIT/ FEMRA – INDIVIDUALE 
KATEGORIA 7-8 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Maria ZefiGjimnastika Vllaznia
2Gleren SevdariTomorri Olimpik
3Nadia DaciXheni Gjimnastikë
KATEGORIA 9-10 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Mishela Bitanji dhe Nil ElbasaniVllaznia dhe Xheni Gjimn.
2Chloe QenanajXheni Gjimnastike
3Ema HoxhaXheni Gjimnastike
KATEGORIA 11-12 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Merili IslamiGjimnastika Vllaznia
2Kloa TrebickaXheni Gjimnastikë
3Inenia SevdariTomorri Olimpik
KATEGORIA 13-14 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Klea MarkuGjimnastika Vllaznia
2Orkida GjokaBarleti
3Sara MoleciGjimnastika Vllaznia
KATEGORIA mbi 15 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Eralda ZemanajBarleti
2Gresa DraganiGjimnastika
3Franceska KodraK.S Skënderbeu
FITUESIT/ MESHKUJ- INDIVIDUALE 
KATEGORIA 8-9 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Darli LamajK.S Tomorri
2Stivi MerkoK.S Tomorri
KATEGORIA 10-11 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Paolo ZefiGjimnastika Vllaznia
2Ilir RuziK.S Tomorri
3Oerdi MetaniGjimnastika Vllaznia
KATEGORIA 12-13 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Eduart ZefiGjimnastika Vllaznia
2Irjol RekaK.S Tomorri
3Kristi MarkuGjimnastika
KATEGORIA 14-15 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Dion MucogllavaK.S Tomorri
2Henri MerkoK.S Tomorri
3Destan MeraK.S Skënderbeu
KATEGORIA mbi 16 VJEÇ 
NrEmër/ MbiemërSkuadra
1Klejdis MuhametiK.S Tomorri
2Kristi TacelliK.S Skënderbeu

Kampionati Kombëtar “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike 2022

Federata Shqiptare e Gjimnastikës shpalli më datë 22 Tetor 2022 fituesit e “Kupa e Republikës” në Gjimnastikën Artistike, për këtë vit, si në kategorinë femra dhe në atë meshkuj. Ky aktivitet, këtë herë u zhvillua në Berat dhe në të morën pjesë më shumë se 90 gjimnastë në kategori të ndryshme duke filluar nga 7 deri mbi 16 vjeç.