Projketi “Disiplinat e Gjimnastikës në shkollë” ka për qëllim zhvillimin e gjimnastikës dhe disiplinave përkatëse në shkollë, me grup- moshat e nxënësve të arsimit bazë, si një sport me aktivitet të theksuar fizik, argëtues e rekreativ dhe njëherësh i përfshirë në lëndën e edukimit fizik të kurikulës shkollore.
Nisur nga rëndësia e sportit te gjimnastikës në kurrikulën e arsimit parauniversitar përfshirja e gjimnastikës në klasat e arsimit parauniversitar do ti shërbejë jo vetëm zhvillimit të këtij sporti të traditës në Shqipëri por i shërben dhe zhvillimit të sportit në përgjithësi.
Në project përfshihen shkollat e traditës në të gjithë Republikën e Shqipërisë, përpara viteve 90, si dhe propozimet e reja të cilat mbështeten kryesisht në traditën e lartpërmendur.
- Tiranë Shkolla 9 vjecare “Gustav Mayer” dhe në vijim Shkolla 9 vjecare “Qazim Turdiu” dhe “Vasil Shanto”
- Shkodër Shkolla 9 vjecare “Edith Durham” dhe “Ali Lacej”
- Lushnjë Shkolla 9 vjecare “Skënder Libohova”
- Berat Shkolla 9 vjecare “1 Maji” & Shkolla 9 vjecare “22 Tetori”
- Fushë-Krujë Shkolla 9 vjecare “Adem Gjeli” & Shkolla 9 vjecare “Bakushe Visha”
- Korcë Shkolla 9 vjecare “Sotir Gura”dhe Shkolla 9 vjecare “Stavri Themeli” & Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”
- Elbasan Shkolla 9-vjecare “Sul Misiri”, Shkolla e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”
- Vlorë Shkolla 9-vjecare “24 Maji”, Shkolla e mesme “Ali Demi”
- Durrës Shkolla 9-vjecare “Naim Frasheri”, Shkolla e mesme e Mjeshtërisë Sportive
- Fier Shkolla 9-vjecare “Mark Dashi”, Shkolla e mesme pedagogjike
Nëpërmjet këtij projekti synojmë të rikthejmë traditën dhe trashëgiminë e sportit të gjimnastikës në këto shkolla për të arritur rezultate edhe më të larta nisur nga talentet e shumta të cilat gjenden pikërisht në këto grupmosha në vendin tonë.
Federata Shqiptare e Gjimnastikës do të marrë përsipër sigurimin dhe pajisjen e infrastrukturës të nevojshme, palestrat e shkollave të përmendura më sipër dhe kualifikimin e mësuesve të edukimit fizik, si dhe të gjithë pjesën logjistike për realizimin e sukseshëm të këtij projekti.
Projekti do të sigurojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve, dhe mësuesve të edukimit fizik, të cilët do të asistohen nga ana tekniko-profesionale nga specialistë të fushës së gjimnastikës.