Anëtarët e FSHGJ-së krijohen në një nga format ligjore të parashikuara në ligjin për sportin në fuqi, në Republikën e Shqipërisë. Anëtarët mund të jenë persona juridikë të cilat paraqesin dokumentat themeluese të tyre si dhe dokumentat e tjerë të përcaktuar nga FSHGJ-ja.
Pas regjistrimit në gjykatë si person juridik, shoqëria sportive ose shoqata sportive mund të kërkojnë të drejtën e anëtarësisë pranë FSHGJ-së. Çdo kërkesë për t’u anëtarësuar në FSHGJ duhet të depozitohet me shkrim pranë Komitetit Drejtues të FSHGJ-së. Procedura për marrjen e të drejtës së anëtarit të FSHGJ-së, si dhe kriteret për të fituar këtë të drejtë, përcaktohen në rregulloren për anëtarësim që miratohet nga Komiteti Drejtues. Kriteret dhe dokumentacioni që duhet të depozitojë kandidati për anëtar mund të përcaktohen në rregulloren e brëndshme. Komiteti Drejtues i FSHGJ-së i jep kërkuesit të drejtën e të qënit anëtar provizor i FSHGJ-së, deri në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të radhës.
Asambleja e Përgjithshme e FSHGJ-së vendos mbi anëtarësinë e një anëtari, por ajo nuk mund ta refuzojë atë, për sa kohë kërkesa është në përputhje me Statutin dhe rregulloret e FSHGJ-së. Anëtarët e regjistruar të FSHGJ-së janë të detyruar të kontribuojnë për FSHGJ-në nëpërmjet pagimit të kuotizacioneve të përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme Vjetore
Për t’u anëtarësuar në FSHGJ, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
KLUBI SHUMËSPORTËSH PARTIZANI
Ervin Baku
+355 693989411
Eralda Zemanaj
+355 696713518