Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore

Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore  mbajtur në Tiranë më 02.12.2025 pranë ambjenteve të KOKSH,salla e Mediave,Parku Olimpik .

Kjo Asamble  zhvillohet sipas  Statutit të kësaj federate, ligjit nr.79/2017 “Për Sportin” I ndryshuar si edhe ligjit nr . 8788 “Për organizatat jofitimprurëse”

Me rend dite si me poshte;

  1. Analiza e punës së bërë, analiza e aktiviteteve e ajo financiare dhe e  veprimtarive të tjera kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara nga FSHGJ-ja për vitin 2025.
  2. Miratimi nga Antarët e Asamblesë  i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit   2025.
  3. Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Projekt buxhetit për vitin 2026.
  4. Miratimi nga  Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2026, miratuar më parë  nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas  Udhëzimeve të MAS-së .
  5. Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombëtare  gjatë vitit 2026 si gara, trajnime, kongrese,kolegium,seminare.
  6. Miratimi nga Anëtarët e Asamblesë i ndryshimeve statutore sipas ligjit për sportin nr.79/ 2017 i ndryshuar me ligjin nr.105/2020.
  7. Miratimi nga Antarët e Asamblesë  të anëtarësimeve të reja pranë FSHGJ-së.
  8. Miratimi nga Anëtarët e Asamblesë i futjes në rreguloren e FSHGJ-së të një shtojce mbi “mbrojtjen dhe sportin e sigurt”  të Oficerit të Sigurisë  dhe licensimi i tij/saj.
  9. Të ndryshme.

Asambleja u drejtua nga Presidenti z.Leonard Lulaj. Pasi konfirmoi korumin e cilesoi të rregullt dhe u vazhdua me punimet e Asamblesë. Presidenti ka perkushtim maksimal ndaj ketij sporti, I angazhuar per ta ngritur ne nivelin qe meriton. Ai vuri theksin ne bashkepunim sa me te mire dhe ne rritjen e cilesise.  Pas prezantimit te raportit vjetor të aktiviteteve dhe atij financiar, kaluan ne diskutime e ne fund në miratimin e rendit të ditës.

I Ftuar nderi ishte z.Fidel Ylli President i KOKSH I pranishem si I ftuar nderi ishte z. Fidel Ylli President i KOKSH. I cili ne fjalen e tij vuri theksin ne masivisimin e ketij sporti dhe perpjekjet qe po ben per  ta perfshire gjimnastiken ne Projektin Ekipet Sportive ne Shkolla.

Te pranishem ishin anetaret e Komitetit Drejtues dhe anetaret e kesaj federate te cilet vine nga Tirana, Shkodra, Berati, Korca e Kruja.

Pas diskutimeve u miratua rendi i dites pikë për pikë.

Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FSHGJ-së 2025

Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore  mbajtur në Tiranë më 01/03/2025 pranë ambjenteve të Hotel “Doro City” salla Orkide.

Kjo Asamble zgjedhore zhvillohet sipas  Statutit të kësaj federate, ligjit nr.79/2017 “Për Sportin” I ndryshuar si edhe ligjit nr . 8788 “Për organizatat jofitimprurëse”

Me rend dite si më poshtë,

  • Analiza e punës së bërë, analiza e aktiviteteve e ajo financiare dhe e  veprimtarive të tjera kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara nga FSHGJ-ja për vitin 2024.
  • Miratimi nga Antarët e Asamblesë  i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit 2024.
  • Miratimi nga Antarët e Asamblesë i fondit/grand në pritje të akordimit nga MAS për vitin 2025” .Miratimi nga  Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2025, miratuar më parë  nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas  Udhëzimeve të MAS-së .
  • Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombëtare  gjatë vitit 2025 si gara, trajnime, kongrese,kolegium.
  • Miratimi nga Antarët e Asamblesë  të anëtarësimeve të reja pranë FSHGJ-së.
  • Të ndryshme,

Pas përshëndetjes dhe fjalës hapëse nga Presidenti z.Leonard Lulaj u vijua me prezantimin e raportit të aktiviteteve për vitin 2024 nga Sekretar Përgjithshëm. Më pas u kalua në diskutime e në fund në miratimin e rendit të ditës, i cili u miratua pikë për pikë nga të gjithë të pranishmit.

Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FSHGJ-së 2022

Federata Shqiptare e Gjimnastikës në zbatim të Ligjit Nr.79/2017 “Për Sportin” Kartës Olimpike
si dhe të vet Statutit të saj, mblodhi “Asamblenë e Përgjithshme Vjetore ” më datë 04 Qershor 2022

Kjo Asamble u drejtua nga Presidenti i FSHGJ-së Z.Adriatik Meta.
Në këtë asamble u bë prezantimi i Sekretarit të Përgjithshëm Zj.Eliriana Karaj.

Gjatë kësaj asambleje u vendos;

  • Kalendari Sportiv për Aktivitetet e vitit 2022, sipas Grandit të akorduar dhe Udhëzimit të MAS
  • për shpërndarjen e tij.
  • Ndryshimet Statutore të FSHGJ-së, sipas Ligjit Nr.79/2012 për sportin i ndryshuar me Ligjin Nr.
  • 105/2020 si dhe Udhëzimeve të MAS e MF.
  • Rregulloren e brëndshme të FSHGJ-së, Rregulloren e Etikës dhe Rregulloren e Disiplinës.
  • Ngritjen e një grupi ad-hoc për hartimin e Plan-Veprimit.
  • Lancimin e Web-it të FSHGJ-së.