Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore
Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore mbajtur në Tiranë më 02.12.2025 pranë ambjenteve të KOKSH,salla e Mediave,Parku Olimpik .
Kjo Asamble zhvillohet sipas Statutit të kësaj federate, ligjit nr.79/2017 “Për Sportin” I ndryshuar si edhe ligjit nr . 8788 “Për organizatat jofitimprurëse”
Me rend dite si me poshte;
- Analiza e punës së bërë, analiza e aktiviteteve e ajo financiare dhe e veprimtarive të tjera kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara nga FSHGJ-ja për vitin 2025.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit 2025.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Projekt buxhetit për vitin 2026.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2026, miratuar më parë nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas Udhëzimeve të MAS-së .
- Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombëtare gjatë vitit 2026 si gara, trajnime, kongrese,kolegium,seminare.
- Miratimi nga Anëtarët e Asamblesë i ndryshimeve statutore sipas ligjit për sportin nr.79/ 2017 i ndryshuar me ligjin nr.105/2020.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të anëtarësimeve të reja pranë FSHGJ-së.
- Miratimi nga Anëtarët e Asamblesë i futjes në rreguloren e FSHGJ-së të një shtojce mbi “mbrojtjen dhe sportin e sigurt” të Oficerit të Sigurisë dhe licensimi i tij/saj.
- Të ndryshme.
Asambleja u drejtua nga Presidenti z.Leonard Lulaj. Pasi konfirmoi korumin e cilesoi të rregullt dhe u vazhdua me punimet e Asamblesë. Presidenti ka perkushtim maksimal ndaj ketij sporti, I angazhuar per ta ngritur ne nivelin qe meriton. Ai vuri theksin ne bashkepunim sa me te mire dhe ne rritjen e cilesise. Pas prezantimit te raportit vjetor të aktiviteteve dhe atij financiar, kaluan ne diskutime e ne fund në miratimin e rendit të ditës.
I Ftuar nderi ishte z.Fidel Ylli President i KOKSH I pranishem si I ftuar nderi ishte z. Fidel Ylli President i KOKSH. I cili ne fjalen e tij vuri theksin ne masivisimin e ketij sporti dhe perpjekjet qe po ben per ta perfshire gjimnastiken ne Projektin Ekipet Sportive ne Shkolla.
Te pranishem ishin anetaret e Komitetit Drejtues dhe anetaret e kesaj federate te cilet vine nga Tirana, Shkodra, Berati, Korca e Kruja.
Pas diskutimeve u miratua rendi i dites pikë për pikë.
Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FSHGJ-së 2025
Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme Vjetore mbajtur në Tiranë më 01/03/2025 pranë ambjenteve të Hotel “Doro City” salla Orkide.
Kjo Asamble zgjedhore zhvillohet sipas Statutit të kësaj federate, ligjit nr.79/2017 “Për Sportin” I ndryshuar si edhe ligjit nr . 8788 “Për organizatat jofitimprurëse”
Me rend dite si më poshtë,
- Analiza e punës së bërë, analiza e aktiviteteve e ajo financiare dhe e veprimtarive të tjera kombëtare e ndërkombëtare të zhvilluara nga FSHGJ-ja për vitin 2024.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i raportit financiar, i raportit të aktiviteteve si dhe punës së bërë gjatë vitit 2024.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë i fondit/grand në pritje të akordimit nga MAS për vitin 2025” .Miratimi nga Antarët e Asamblesë të Kalendarit Sportiv për Aktivitetet e vitit 2025, miratuar më parë nga Komiteti Drejtues sipas Statutit të FSHGJ-së, rregullores si edhe sipas Udhëzimeve të MAS-së .
- Miratimin nga Antarët e Asamblesë për të marrë pjesë në kompeticionet Ndërkombëtare gjatë vitit 2025 si gara, trajnime, kongrese,kolegium.
- Miratimi nga Antarët e Asamblesë të anëtarësimeve të reja pranë FSHGJ-së.
- Të ndryshme,
Pas përshëndetjes dhe fjalës hapëse nga Presidenti z.Leonard Lulaj u vijua me prezantimin e raportit të aktiviteteve për vitin 2024 nga Sekretar Përgjithshëm. Më pas u kalua në diskutime e në fund në miratimin e rendit të ditës, i cili u miratua pikë për pikë nga të gjithë të pranishmit.
Asambleja e Përgjithshme Vjetore e FSHGJ-së 2022
Federata Shqiptare e Gjimnastikës në zbatim të Ligjit Nr.79/2017 “Për Sportin” Kartës Olimpike
si dhe të vet Statutit të saj, mblodhi “Asamblenë e Përgjithshme Vjetore ” më datë 04 Qershor 2022
Kjo Asamble u drejtua nga Presidenti i FSHGJ-së Z.Adriatik Meta.
Në këtë asamble u bë prezantimi i Sekretarit të Përgjithshëm Zj.Eliriana Karaj.
Gjatë kësaj asambleje u vendos;
- Kalendari Sportiv për Aktivitetet e vitit 2022, sipas Grandit të akorduar dhe Udhëzimit të MAS
- për shpërndarjen e tij.
- Ndryshimet Statutore të FSHGJ-së, sipas Ligjit Nr.79/2012 për sportin i ndryshuar me Ligjin Nr.
- 105/2020 si dhe Udhëzimeve të MAS e MF.
- Rregulloren e brëndshme të FSHGJ-së, Rregulloren e Etikës dhe Rregulloren e Disiplinës.
- Ngritjen e një grupi ad-hoc për hartimin e Plan-Veprimit.
- Lancimin e Web-it të FSHGJ-së.
