Prezantimi

Fuqia, forca dhe guximi karakterizojnë Gjimnastikën Artistike për Meshkuj, një nga sportet fizikisht më kërkuese në botë. Gjimnastët meshkuj garojnë në gjashtë aparate të ndryshme – Ushtrime të lira akrobatike, Kal me doreza, Unaza, Kërcime me mbështetje, Paralele gjimnastikore dhe Hekur gjimnastikor – ku qëllimi është të shfaqim jo vetëm aftësi akrobatike dhe lëvizje të forta fluturuese, por elegancë dhe hollësi. Një dozë e shëndetshme e guximit nuk dëmton.

Ushtrime të lira akrobatike (ULA)

Kthesa e katërfishtë

Kur rrokullisja mbrapa me katër kthesa, u krye më në fund nga Kenzo Shirai i Japonisë në 2013, ishte jashtëzakonisht mahnitëse pasi adoleshenti e bëri atë në fund të rutinës së tij, ndërkohë që shumica e gjimnastëve janë shumë të lodhur për të provuar diçka kaq të vështirë në fund të rutinës.

Vlera e elementit: F

Paraqitje  dopio treshe

Gjimnasti që provon këtë performancë ka shumë punë për të bërë, duke bërë dy salto dhe një kthesë të plotë që të lë pa frymë midis ngritjes dhe uljes (prandaj emri është dopio). Ky element, i futur si një element i bërë në pozicionin e palosur në 2004, u çua në lartësi të reja nga Kenzo Shirai i Japonisë, i cili e kreu atë duke mbajtur trupin drejt në 2015, e duke e ndritur kështu në masë të madhe vështirësinë.

Vlera e elementit: H

Kali me doreza

Busnari

Lëkundja në një mbajtëse dore pak para se të binte në këmbë ishte standarde në Kalin me doreza, përpara se Alberto Busnari i Italisë të kishte idenë origjinale të vazhdonte të rrotullohej më pas, duke krijuar kështu elementin e vetëm më të vështirë të ngjarjes. Mekanika e Busnari kërkon një sasi të madhe kontrolli: një gabim ose hezitim, dhe gjimnasti do të bjerë nga kali.

Vlera e elementit: G

Uendesuingu Rus

Duart shtyjnë pjesën tjetër të trupit rreth Kalit me doreza në uendesëuingut rus, një element që duket bazik, por i ndërlikuar për t’u kryer. Për të rritur performancën, më të mirët përfundojnë disa rrotullime me duart e tyre midis dorezave, duke mos lënë vend për gabime.

Vlera e elementit: D (me kusht kthesën 1080 gradë ose më shumë)

Unazat

Kryqi i hekurt

Kryqi i hekurt është një nga simbolet klasike të forcës në gjimnastikë i cili kënaq turma të mëdha gjatë garave.

Vlera e elementit: B

Kryqi viktorian

Në vitet e fundit, kryqi i hekurt është kthyer përmbys nga gjimnastët që përpiqen të prodhojnë variacione të reja të forcës. Kryqi viktorian, ku gjimnasti anon trupin e tij mbrapa për tu dukur pezull horizontalisht në ajër. Mos u mashtroni nga thjeshtësia: kryqi viktorian është tepër i vështirë.

Vlera e elementit: E

Kërcime me mbështetje

Dragulesku

Zotëroni kërcimet e Dragulescu dhe do të jeni pretendent kryesor në çdo konkurs, kudo. Marian Dragulescu i Rumanisë filloi të kryente performancën që mban emrin e tij, në thelb dy rrokullisje përpara me një kthesë gjysmë në fund, në fillim të viteve 2000. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, pak kush mund të arrijë atë që ai vazhdon të bëjë.

Vlera e elementit: 6.0

Larduet

Atletizmi i pabesueshëm i yllit kuban Manrique Larduet bën të mundur zbritjen e paraleleve gjimnastikore. Për ta bërë atë, Larduret hedh trupin e tij anash dhe kryen dy rrokullisje përpara me një kthesë të plotë para se të ulet. Deri më sot, ai është gjimnasti i vetëm që ka konkurruar këtë element.

Vlera e elementit: G

Hekuri gjimnastikor

Kasina

Kasina, e cila ndihmoi në nisjen e artë të Igor Cassina të Italisë në Lojërat Olimpike 2004, është një ndryshim i një aftësie më të vjetër të quajtur Kovacs, në të cilën një gjimnast lëshon hekurin, bën dy salto mbi të dhe e rikap atë. Variacioni i Cassina-s shton një kthesë të plotë dhe bëhet në një pozicion të hapur të trupit, e gjithë kjo e bën më të vështirë se origjinali.

Vlera e elementit: G

Bretschneider

Gjermani Andreas Bretschenider e çoi guximin e hekurit gjimnastikor në lartësi të reja me lëvizjen e tij origjinale, një lëvizje e dyfishtë mbi hekur me dy kthesa të plota të shtuara. Sfida më e madhe nuk është përfundimi i kthesave, por kapja e hekurave përsëri më pas.

Vlera e elementit: H